Ju fryhen këmbët në verë dhe keni dhimbje? Ja si të luftoni këtë gjendje me çaj madjanozi

Qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë shkakton enjtje të tyre. Shumicën e rasteve enjtja është normale, por mund të jetë edhe shenjë e një problemi serioz me shëndetin. Një sëmundje e tillë është edema, e cila ndodh kryesisht për shkak të akumulimit të lëngjeve në indet dhjamore të nën-lëkurës. Edema shkaktohet zakonisht nga shtatzënia, infeksionet në lëkurë,medikamentet e ndryshme, hormonet, obeziteti, artriti, probleme me veshkat ose me mëlçinë.

 

Një produkt i mirë për enjtjen e këmbëve është edhe majdanozi. Duhet të përdorni majdanoz të freskët bashkë me farat dhe rrënjët. Majdanozi është një diuretik i shkëlqyer që ndihmon veshkat të largojnë lëngjet e tepërta nga trupi.

 

Përgatitja: Prisni mirë gjethet dhe rrënjët. Vendosini në një kullojës dhe këtë të fundit vendoseni në një enë me ujë të valuar dhe lëreni të ziejë për 5-7 minuta. Hiqeni nga ena dhe shtoni pak mjaltë, limon ose xhenxhefil, sipas dëshirës. Konsumojeni këtë përzierje çdo ditë që të japë rezultate të menjëhershme.Para se të kryeni këto kura popullore, konsultohuni më parë me mjekun, pasi jo çdo kurë vepron njësoj tek të gjithë njerëzit.