Këngëtari Bujar Qamili infektohet me coronavirus

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Bujar Qamili, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të COVID-19.

Artisti shkodran mësohet se po merr trajtim në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Sipas “CTV” gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit.