Mesditën e sotme, Këshilli Bashkiak Durrës, ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, me mjete te komunikimit elektronik, ku ishte i planifikuar vetem nje projektvendim.

Për miratimin e propozimit të shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e Bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së venddepozitimit në Porto Romano.

Në mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetarja e emëruar e Bashkisë, Emiriana Sako.

Duke përshkruar situatën e krijuar, kryebashkiakja ka nënvizuar se situata po shkon drejt normalizimit.

Këshilltarët e pranishëm kanë diskutuar rreth  gjendjes së krijuar, duke votuar pro projekvendimit dhe duke shpallur emergjencën mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, në territorin e Bashkisë Durrës, pas mbylljes së vendgrumbullimit te tyre në Porto Romano.

 

By admin