Kim Kardashian ka një koleksion makinash pasi siç ka treguar edhe vetë ka qenë gjithnjë e  fiksuar pas tyre.

Dhe është kujdesur ta bëjë këtë koleksion sa më unik që të jetë e mundur – duke i lyer me llak që të përputheshin me ngjyrën e shtëpisë së saj.

Themeluesja e markës SKIMS ka shpenzuar më shumë se 100,000 dollarë për personalizimin e ngjyrës së ‘Lamborghini’, ‘Rolls Royce’ dhe ‘Maybach’, të cilat i ka lyer me ngjyrë të hirtë.

TMZ raporton se lyerja u krye në Los Angeles dhe çdo makinë ka marrë rreth një muaj kohë për t’u përfunduar, sepse çdo pjesë e tyre duhet të shkëputet për tu lyer.

Kim ka qenë shumë e përfshirë në proces dhe e ka ndjekur hap pas hapi.

Kim foli për makinat e saj të personalizuara në një video të re për “Vogue” ku ajo tregoi për gjërat luksoze në shtëpinë e saj në Hidden.

Një nga makinat që Kim ka lyer është një ‘Lamborghini Urus’, e cila ka një çmim fillestar prej 218,009 dollarësh.

Ajo i tha Revistës ‘Vogue’: “Unë kam qenë gjithmonë një vajzë makinash, më pëlqejnë makinat dhe doja shumë diçka ndryshe. Doja që makinat e mia të përshtateshin me shtëpinë time që është e hirtë”.

 

By kristal