Komiteti Teknik mbyllen lokalet e pjesërisht shkollat për dy javë, Manastirliu shpall ndalim-qakullimin

Komiteti Teknik i Eksperteve ka dale ne deklarate per te shpallur masat e reja anti-COVID. Pasi evidentoi dyshimet per qarkullimin e mutacioneve te reja te COVID, qe rrisin infektueshmerine dhe simptomat, ministrja e Shendetesise njoftoi se eshte vendosur marrja e masave te reja per dy jave.

Ministrja Manastirliu tha se ndalohet qarkullimi nga ora 20 deri ne 6 te mengjesit me perjashtim te emergjencave dhe aresyeve te punes, per 14 dite, deri ne 25 shkurt.

Ndalohen bar restorantet nga ora 20 deri ne 6 te mengjesit, me perjashtim te sherbimeve me porosi.

Kjo mase nis me 11 shkurt dhe vijon deri ne 15 shkurt.

Ministrja e shendetesise Manastirliu, tha se shkollat e mesme ne Tirane, Fier, Vlore, Berat, durres, Gjirokaster, Lezhe, Lushnje, e Kamez, kalojne ne mesim online deri ne 26 shkurt.

Sezoni i provimeve ne universitete do zgjatet, per te siguruar alternimin e provimit online dhe ne auditor, me qellim zbatimin e masave anti COVID, citon lajmifundit.al. Manastirliu theksoi se nese nuk respektohen masat keto dy jave, rrezikojme qe masat e tilla izoluese te zgjaten dhe te vazhdojne me tej.

VENDIMET:
– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid./lajmifundit.al