Kopjoi këngën e tyre, Loredana dhe Noizy marrin masa ndaj këngëtarit serb. Çfarë ndodhi në Yotube?

Dyshja Loredana dhe Noizy sollën këtë verë hitin e tyre “Heart Attack”. Menjëherë pas publikimit kënga u kthye në të preferuarën e fansave dhe i shoqëroi ata gjatë gjithë sezonit veror. Kënga sot numëron miliona klikime në Youtube dhe ka pasur sukses dhe jashtë kufinjve.

Kohët e fundit ishte vënë re se kënga e tyre ishte kopjuar edhe nga këngëtari serb Bogdan Ilic. Këngëtari, i cili njihet si Baka Prase është i njohur dhe në rrjetet sociale. Kur ai publikoi këngën të cilën e kishte një ‘diss’ vija muzikore ishte e njëjtë me atë të ‘Heart Attack’ të Noizyt dhe Loredanës.

Tashmë duket se janë marrë masat përkatëse ndaj këngëtarit dhe kënga e tij nuk gjendet më në kanalin e ‘Youtube’-it, kjo për faktin se ai ka shkelur të drejtat e autorit. Kujtojmë se që pas bashkëpunimit, Loredana dhe Noziy kanë krijuar një miqësi shumë të nguahtë së bashku, ku shpesh herë shihen nën paninë e njëri-tjetrit.