Fenomeni i rrjeteve sociale, korçari i famshëm Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje moderatores së njohur Alketa Vejsiu që të ndihmojë një njeri të gjakut të saj në Korçë. Sipas Vrenozit, personi që ai ka fotografuar është braktisur para 20 vitesh nga familja e tij dhe tani fle rrugëve, herë i ngrënë e herë jo. Vrenozi thotë se e ka mik të vjetër këtë person, i cili kur e shikonte Alketën te Tv Arbëria, mburrej me të dhe thoshte se ishte mbesa e tij. Ai i bën thirrje moderatores që ta ndihmojë të afërmin e saj në gjendje të mjerueshme, ndërsa thotë se edhe foton ia bëri nga larg, pasnuk donte që ai të dukej se kush ishte, por shprehet se moderatorja e njeh shumë mirë kush është ky person.

 

Postimi i plotë:

 

ALKETA VEJSIU SI MBESA E KETIJ NJERIU NE FOTO TE LUTEM NDIHMOJE

 

Alketa Vejsiu, e bera kete foto per te te kujtuar qe ke nje njeri te gjakut tend ne Korçe qe po vuan…te lutem me dore ne zemer

 

Une e kam patur dhe e kam mik prej vitesh, zoterine ne foto, dakort qe ai deshtoi ne jete, edhe eshte fillikat tani dhe i braktisur, foton e bera nga larg per te mos me pare ai, edhe per te mos u dukur kush eshte , por ti e di shume mire ke burre ne moshe te thyer krejt te braktisur , ke ne Korce…

 

Te lutem Alketa kujtohu dhe kujdesu per te, , te lutem perpara se te ndihmosh femijet e botes ti besh me shtepi neper spektakle e mire bèn, por ndihmo gjakun tend te lutem ndihmoje, po vuan jashte mase, mua me vjen keq po shume keq , pavaresisht se atij ja beri koka, e braktisen te gjithe para 20 vitesh, por tani duhet ndihmuar te lutem po flinte ne shkallet e lulishtes, ska as per te ngrene as per te pire, te lutem ndihmoje, te lutem… per ate Zot nuk me tha asnje njeri te te them , po une e dija , sepse ai mbureshe per ty kur te shikonim ne TVArberia , kjo eshte MBESA IME me thoshte gjithmone, per Zotin…ndiheshe krenare per ty, te lutem ndihmoje te lutem eshte shume shume keq, te lutem per ate Zot , kujtohu per te, se do ta shperbleje Zoti , te lutem

By admin