Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka uruar ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Mëngjesin e sotëm, ajo ka publikuar në Instagram një foto, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet e mbuluar me flamurin kuq e zi.
Përmes këtij postimi, Dua shprehet krenare që është shqiptare.
“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! KRENARE QË JAM SHQIPTARE ! URIME DITA E PAVARËSISË!!”, ka shkruar këngëtarja.