Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.
Një person ka mbetur i plagosur me pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bibliotekës së qytetit bregdetar.
Burime nga policia thanë se i plagosuri është identifikuar me inicialet M. M.
Policia e Vlorës/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës ‘Land Rover’, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.