Gjendet autori i të shtënave me armë në Elbasan.Policia lokale ka bërë të ditur se është ndaluar një 45-vjeçar i cili ka qëlluar në ajër, pas një sherri në familje.
Arjan Ruvina është ndaluar pas një ndjekje disa minutëshe.
‘Në vijim të informacionit paraprak, pas kontrollit të imtësishëm të territorit të bërë nga shërbimet e policisë në zonën ku ishte bërë telefonata, si dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë i mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti familjar.
45-vjeçari është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme, si dhe është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov’, thanë burime zyrtare nga Policia e Elbasanit.