Maskat N95 konsiderohen standarti i artë në pajisjet mbrojtëse personale sepse bllokojnë 95% të grimcave të mëdha dhe të vogla duke përdorur një filtër unik elektrostatik.
Filtri funksionon duke bllokuar grimcat neutrale si bakteret dhe viruset para se të kalojnë përmes maskës, duke mbrojtur mbajtësin dhe ata përreth tyre.
Maskat N95 gjithashtu përshtaten më mirë në fytyrë.
Studimet kanë treguar se maskat ulin ndjeshëm shanset e transmetimit ose marrjes së koronavirusit, por jo të gjitha maskat ofrojnë mbrojtje të barabartë.
Në varësi të pëlhurës dhe numrit të shtresave, maskat e bëra vetë dhe ato të thjeshtat kanë një efektivitet që mund të shkojë deri në 26%, që do të thotë se personi që e mban është gjithsesi i prekshëm.
Në një intervistë me korrespondentin kryesor mjekësor të CNN, Dr. Sanjay Gupta, Dr. Karan përshkroi pse N95 janë kritike në këtë fazë të pandemisë.
Ai tha se nëse njerëzit do i mbanin këto maska në ambiente të mbyllura, ndryshimi që do të bënte do të ishte: Ndalimi i pandemisë.
Cilësia e mbrojtjes që një maskë fytyre mund të sigurojë është thelbësore. Një sëmundje e frymëmarrjes si koronavirusi transmetohet përmes aerosoleve, grimcave të vogla që tunden dhe varen në ajër.
Disa grimca bartëse të virusit janë mjaft të vogla për të udhëtuar nëpër ose rreth maskave me cilësi më të ulët, duke e bërë përdoruesin të prekshëm nga thithja e grimcave virale.
Ekspertët theksojnë ende se është e rëndësishme të mbahet një maskë, sa herë që dilni.
Një studim në Lancet Digital Health zbuloi se një rritje prej 10% e njerëzve që mbajnë maska, mund të çojë në një trefishim të shanseve për të mbajtur pandeminë më shumë në kontroll.
Mundësia për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit është në duart tona.