Kryeministri Rama vazhdon të mbulojë aferat e rënda korruptive të qeverisë së tij në infrastrukturë, me justifikime bajate që nuk do guxonte ti bënte as një kryeministër i botës së tretë. Nga Vlora ditën e sotme duke dashur të mbulojë përmbytjen për disa ditë të Lungomares Rama tha se kështu ndodh edhe në Paris.
Edi Rama: Duhet të mbyllet cikli i kanalizimeve, në rast se nuk ka reshje shumë intensive. Reshjet intensive përmbyt edhe Parisin. Në Vlorë kemi 3 projekte akoma, që do mbyllin gjithë ciklin. Reshjet në këta ditë ishin test se çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji në territor. Janë pastruar shumë kanale. Problem ishte fryrja e Vjosës. Duhen hequr kënetat.