Në Milano këto janë ditët më të rëndësishme për botën e modës.
Po ndodh “Milano Fashion Week” që ka startuar të martën, më datë 22 dhe do të mbarojë më 28 shkurt
Stilistët më të famshëm po prezantojnë koleksionet e sezonit vjeshtë- dimër dhe mes tyre është edhe stlisitja italiane Elisabetta Franchi, e cila në faqen e sa ka publikuar një video ku shfaqet edhe Marina Vjollca.
Elisabetta Franchi po njofton një projekt gjigant, pjesë e të cilit do të jenë disa influencer dhe modele të famshme nga e gjithë bota dhe duket se prezantuesja shqiptare, prej kohësh edhe imazh i brandit “Elisabetta Franchi” në Shqipëri, do parakalojë në një prej sfilatave më të rëndësishme të javës së modës në Milano.