Ne disa media online është publikuar teza e provimit te letersise së Matures Shteterore.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar një rast skandali, në lidhje me provimin e Letërsisë, i cili zhvillohet ditën e sotme.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Boçi bën të ditur se është publikuar teza e provimit të Letërsisë.
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës.
Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit.”-shkruan Boçi