Problemi i mbetjeve urbane, që ditët e fundit është kthyer në vëmendjen e opinionit publik në Durrës dhe më gjerë, për shkak të rëndësisë për turizmin, kulturën dhe ekonominë që ka ky qytet, është trajtuar gjerësisht në AdriaNet. Nga ana tjetër reagimi i shoqërisë civile, qytetarëve, Partisë Demokratike, dega Durrës, nuk ka munguar. E ndërsa, pritet zgjidhja e problemit, lëvrimi i një fondi nga Ministria e Financave, ashtu siç dhe është është premtuar dhe që do ti kalojë Bashkisë së Durrësit, me qëllim transportimin e mbetjeve urbane, në vend depozitimin më të afërm, priten sot protesta.  Organizata të shoqërisë civile, qytetarë të Durrësit, përfaqësues të departamenteve sociale pranë selisë blu, kanë njoftuar sot se në orën 19:00, në sheshin përpara bashkisë do të organizohet një protestë. Njoftimet janë bërë që  prej dy ditësh nëpërmjet rrjeteve sociale dhe pritet që pjesëmarrja të jetë e madhe.

 

By admin