Lajmi i parë është mjaft inkurajues, operacioni shkoi mire. Pas zbulimit të një tumori testikular, operacioni i Sebastien Haller rezultoi i suksesshëm. Lajmi i dytë? Sulmuesi nag Bregu i Fildishtë duhet të qëndrojë larg fushave të blerta për të paktën dy muaj.

Këto janë lajmet që dolën gjatë një konference për shtyp të Sebastian Kehl, drejtorit sportiv të Borussia Dortmundit, i cili bëri një bilanc të situates së sulmuesit që u ble shtrenjtë kësaj vere për të zëvendësuar Haaland.

“Sebastien u operua javën e kaluar, – tha Kehl. – Në atë moment ne kërkuam durim. Jemi duke e vlerësuar terapinë, ka mundësi të ndryshme. Gjithsesi, me siguri do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj”.

Haller, 28 vjeç, mbërriti nga Ajax në fillim të korrikut për 35 milionë euro. Ai u mor nga gjigantët e Bundesligës për të zëvendësuar Haaland, i cili iu bashkua Manchester City. Në edicionin e fundit të Champions League, ai shënoi 11 gola dhe u bë lojtari i vetëm, bashkë me Cristiano Ronaldon, që ka shënuar në të gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve.

Tani, verdhezinjtë do të duhet të bëjnë pa të për të paktën dy muaj dhe ndoshta do të detyrohen të gjejnë zgjidhje të tjera. “Për disa ditë ne kemi punuar për opsionet dhe idetë, por për momentin nuk ka asgjë specifike, – saktësoi Kehl. – Kemi një kalendar të vështirë deri në nëntor, por ekipi ynë ofron disa opsione”.

By kristal