Të dish pikat e tua të dobëta është e rëndësishme që të përmirësosh veten dhe të dish të mbrohesh në situata të vështira. Sipas shenjës suaj të horoskopit ja kush është pika juaj e dobët.

DASHI: Personave të shenjës së Dashit ju pëlqen të udhëheqin. Duke qenë se kanë të gjitha cilësitë e një lideri atyre nuk iu pëlqen të marrin mendimet e të tjerëve dhe bëjnë gjithmonë vetëm sipas kokës së tyre.

DEMI: Demi është një shenjë që i pëlqen siguria dhe rehatia. Ata nuk dëshirojnë të provojnë eksperienca të reja nëse kanë gjetur rehat me diçka. Kjo bën që shpesh të humbasin shumë.

BINJAKËT: Ndryshe nga shenja e Demit, Binjakët janë gjithmonë në ndryshim. Shumë rrallë ndodh që Binjakët të gjejnë paqe e të mos ndryshojnë. Ata kërkojnë gjithmonë gjëra të reja e kjo bën që ndonjëherë edhe të dështojnë.

GAFORRJA: Gaforret kanë shumë probleme me vetëbesimin. Ato kërkojnë gjithmonë mendimin dhe aprovimin e personave të tjerë sepse i vlerësojnë më shumë se veten.

LUANI: Luani dëshiron gjithmonë të jetë protagonist dhe në qendër të vëmendjes. Ata harrojnë se dhe personat rreth tyre kanë nevojë për ta dhe kështu pa dashur kthehen në arrogantë.

VIRGJËRESHA: Personat e shenjës së Virgjëreshës duan gjithmonë të dinë përse ndodh diçka. Ata dëshirojnë të gjejnë një arsye për gjithçka dhe kjo bën të jenë shumicën e kohës të shqetësuar.

PESHORJA: Nëse Peshorja inatoset me ju atëherë e keni punën keq. Peshoret mbajnë shumë inat dhe kjo nuk kalon lehtë. Ata do të vazhdojnë të jenë të mërzitur me ju për një kohë të gjatë.

AKREPI:Akrepi vuan nga xhelozia e tepërt. Ata janë xhelozë për gjithçka dhe shpeshherë shumë mosbesues.

SHIGJETARI: Shigjetarët nuk çojnë asgjë deri në fund. Ata mërziten shpejt dhe gjithçka që zgjat ju duket monotone.

BRICJAPI: Bricjapi është shumë punëtor. Kjo është gjë e mirë por edhe e keqe. Të fiksuar pas punës ata harrojnë të kujdesen për veten e tyre e aq më tepër për personat që i rrethojnë.

UJORI: Ujori gjen gjithmonë diçka për të kritikuar. Ka gjithmonë një gjë që nuk i pëlqen kësaj shenje. Dhe kur të gjitha janë në rregull, me siguri ujori do ta gjejë një detaj që ta kritikojë.

PESHQIT: Kjo shenjë ka emocione shumë të trazuara. Kjo bën që të mos jenë kurrë të qetë dhe nuk arrijnë të përballen me realitetin. E shmangin atë sa më shumë të jetë e mundur,

By admin