Mesazh opozitës? Rama publikon thënien e Rooseveltit: Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje

Kryeministri Edi Rama pak orë para votimit në seancë plenare në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit ka publikuar një thënie të Roosveltit që nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar. Thënia e Roosvelt, Presidentit të 26-të të SHBA thotë se ‘’ Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje’’. Opozita e Bashkuar ka kërkuar që të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit por nga ana tjetër nuk pranon marrëveshjen e 21 korrikut PS- opozitë parlamentare. Nga ana tjetër as grupi demokrat parlamentar do të votojë sot kundër marrëveshjes së 5 qershorit. Por Rama ditën e djeshme është zotuar se si marrëveshja e 5 qershorit si ndryshimet kushtetuese do të miratohen më 23 dhe 30 korrik dhe do të hynë në fuqi.