Meta: ‘Nuk jam në garë me Berishën! Partia e Referendumit na pret!

Kryefjalë e konferencës për shtyp e ish-Presidentit Ilir Meta ka qenë referendumi. Sipas tij, ky është elementi më transparent i demokracisë e ndaj duhet t’u kthehet qytetarëve për ta ushtruar.

Meta: Partia e Referendumit na pret përpara, kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga problemi i kapjes së shtetit, referendumi do të jetë shpata, mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit.
Pyetja: A do bashkëpunoni me Berishën?

Do bashkëpunojmë me cdo shqiptar të ndershëm, pa asnjë diskutim.

Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qënë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referndumi, është vetëm primarja, e përshëndes primaren që ka sjellë Berisha. është vënë në pikëpyetje ekzistenca e shtetit.

Si ndiheni që nuk keni asnjë post?

Meta: Kam një pushtet të jashtëzakonshëm, kur dal në rrugë vonohem me takime, pushteti më i madh që dua është riferendumi, ua kam lënë Bashkitë nga Tirana në Skrapar.

Meta: Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat të ndershëm, pas asnjë diskutim. Nuk jam në garë as me Berishën dhe skam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primare e primareve. Refrendumi tani është vetë Shqipëria, pasi është vënë në pyetje rezistenca e të ardhmes së vendit.