Arrestimi i Elsa Lilës nga policia italiane, në mesin e 13 personave, të cilët trafikonin drogë midis provincave të Viterbos dhe asaj të Romës, ka shkaktuar shumë reagime në rrjet.

 

Më e fundit, është moderatorja e “Goca dhe Gra”, Dalina Buzi, e cila përmes një postimi në “Instastory” ka thënë se ky lajm nuk i ka bërë përshtypje fare shqiptarëve.

 

Sipas Dalinës, për popullin kur një vajzë merret me drogë nuk përbën problem, ndërsa nëse i dashuri i saj e bën këtë gjë ajo konsiderohet k*rvë.

“E rendesishme eshte qe ky lajm si ka bere pershtypje fare popullit tone. Madje kane ndjere keqardhje se “fundja pune po bente”.

 

 

 

Pra me ne fund u sqaruam per nivelet e “ndershmerise” sipas opinionit tone publik: Nese i dashuri yt futet ne burg per droge ti je k*rve qe te mban me lek.

 

Nese ti futesh vete ne burg se merresh me droge. Je “gru zonje”

Ok po e mbaj shenim”, ka shkruar Dalina.

 

 

 

 

By kristal