Andi dhe Melisa ishin çifti i vetëm që i rezistuan “Përputhen”, por mesa duket sapo ka ardhur ndarja e tyre!
Këtë e ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy story-ve në “Instagram”.
“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur ajo.
Melisa fshiu edhe fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjek më Andin në “Instagram”.
Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas, por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve.