Ngrihet Bordi Kombëtar i Furnizimit me Karburant/ Rama: Kush vendos çmim ndryshe nga ai që caktohet, humbet pikën e karburantit

Kryeminstri Edi Rama njoftoi këtë të premte, në takimin me furnizuesit e hidrokarbureve se do të ngrihet Bordi Kombëtar i Furnizimit me Karburant.

Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh Shqipërinë. Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve.

Na bëni me dije 5 përfaqësues për bordin kombëtar të furnizimit me karburant. Çdo ditë, bordi do të mblidhet me ‘Zoom’ (takim online) dhe të gjithëve në fund do t’u jepet çmimi që do të shfaqet në tabelë ditën e nesërme nga bordi. Nëse vendos një çmim ndryshe, do të humbasë pikën e karburantit”, tha Rama.

“Kjo nuk është koha për të fituar, por për të rezistuar dhe për të ndarë pjesën tuaj të barrës. Ne kemi detyrimin të mbajmë barrën më të madhe, qeveria, të gjithë kanë detyrimin të mbajnë pjesën e tyre të barrës. Do të mbani pjesën tuaj se nuk mund të ndodhi që të fitoni asgjë më shumë seç ju duhet që të vazhdoni të furnizoni popullin shqiptar dhe në këto kushte brenda 24 orësh do kalojmë një akt normativ dhe qeveria do hyjë në administrimin e  furnizimit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant dhe çdo ditë ju dhe qeveria dhe nuk do ketë asnjë çmim të pa miratuar nga bordi, kush do e bëjë do humbasë pikën e karburantit”, u tha Rama furnizuesve.