Ditën e djeshme në spektaklin “Just Dance”, mori pjesë një konkurrente 40-vjeçare, për të cilën Albi Nako u shpreh: “Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë…më mirë martohu dhe bëj fëmijë.”
Komenti i tij nxiti një debat të ashpër në rrjet dhe komentuesit iu kthyen kundër.
“Jam shume i habitur me nje numer reagimesh ne rrjetet sociale ne lidhje me batutat e shkembyera me Belen, sfidanten 40 vjeçare qe njihemi e punojme bashke per me shume se 15 vite. E ndjej te nevojshme te sqaroj se ne nje shoë televiziv gjithçka ndodh, zhvillohet ne marreveshje mes palesh per konsum publik. (Qe dmth, ajo e dinte cfare do i thoja dhe une e dija cfare do me pergjigjej).
Ne punojme bashke si per aktivitete te ndryshme po ashtu dhe ne Akademin time, ku Bela jep lëndën e gjimnastikës dhe rame dakord t’i beja nje promo ne kete lloj forme se vetem keshtu funksionon nëse do të besh lajm. Dhe si pasoje ajo u be e famshme dhe une mora qindra sharje e mallkime mbi kurrizin tim. Nese keto batuta nuk kane tingelluar mire nga pikpamja etike pres mirkuptimin e te gjithe atyre qe me ndjekin duke kerkuar me modesti ndjese publike e duke ju thene qe gjithcka eshte nje loje.”