Teksa sezoni veror ka filluar, këngëtarët kanë lançuar disa projekte muzikore të cilat i përshtaten sezonit në të cilin ndodhemi. Mirëpo opinonisti Olti Curri ka shpërthyer në kritika ndaj artistëve, të cilëve ju bën thirrje që të mos gënjejnë veten me këngët regaton, që ju ndryshon vetëm teksti pasi muzika mbetet e njëjtë.

Reagimi i plotë:

 

“Mos genjeni veten dhe thelloni injorancen muzikore te publikut duke deklaruar se keni nxjerre nje “Hit te ri”. 99.99% e kengetareve ose vetshpallurve kengetare kane nxjerr ne treg te njejten kenge qe jane copy paste me kenge qe vazhdojne te nxjerrin prej shume vitesh ku ndryshon vetem teksti. Rryma e kengeve eshte gjithmone regaton (stil muzikor qe ka dale qe ne 1990 ne Porto Rico) dhe me pas u perhap ne mbare boten dhe nuk kane asgje te re. Do ishte me e ndershme te thonin ” Seri e re e te njejtes telenovele” ku aktoret, vendet dhe regjia eshte e njejte ndryshon vetem skenari (teksti).

 

Kur te beni vertete Hite te reja na njoftoni…po sa per regaton jo flm, nuk e degjojme nga ju, se nuk ka vdek akoma Maluma me shoke e shoqe…”

By admin