Pastruesja i vjedh qindra mijëra euro ish-shefes së kabinetit të Ahmetatjt, nuk dihet nëse i ka të justifikuara

Nënë e bir të cilët u arrestuan për vjedhjen e 120 000 eurove, paratë dhe sendet me vlerë i kanë grabitur në shtëpinë e shefes së kabinetit të ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Edhe pse policia njoftoi vetëm për vendodhjen e banesës dhe jo për pronësinë, sot është zbuluar se Rozeta Dobi ishte pastruese në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, aty ku me ndihmën e të birit, Havierit, arritën të vidhnin shumën e konsiderueshme të parave.

Mister mbetet nëse të ardhurat e konsiderueshme të zyrtares Alda Klosi, të cilat i mbante në banesë janë apo jo të deklaruara, për të cilën pritet hetim.

Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese banesën në rrugën e Kosovarëve, vodhi së bashku me djalin e saj, një shumë të madhe parash, por sot është gjetur një tjetër shumë e madhe parash, të cilat nuk dihet nga kanë ardhur.

Policia gjeti në banesën e të arrestuarëve 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ende nuk dihet se ku janë vjedhur këto shuma të konsiderueshme parash nga nënë e bir, ndërsa këta të fundit janë në pranga.