Partia Demokratike vazhdon të caktojë koordinatorët që do të udhëheqin fushatën në qarqet e vendit.
Këtë herë raportohet se është caktuar koordinatori për qarkun e Lezhës.
Bëhet fjalë për pedagogun dhe analistin Mark Marku.
Marku ka qenë deputet në të shkuarën.
Së fundmi Lulzim Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.