PD: Si “u qeras” Alqi Bllako me “arrest shtëpie”, kush janë emrat e tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorëve

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar sërish pas daljes nga burgu të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili akuzohej si i përfshirë në aferën e incenertorëve.

WhatsApp Image 2022-10-12 at 13.56.27

Përmes një reagimi, Malltezi u shpreh se megjithëse lista e veprave penale të tij është shumë e gjatë, Bllako u la në “arrest shtëpie”.

Malltezi sulmon gjithashtu edhe ish-ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetajn, për të cilin thotë se është gjithashtu i përfshirë në aferat e inceneratorëve, së bashku me keyeministrin Edi Rama.

“Sa herë që kërkojmë emrin e atij që është në krye të punëve, na del Edi Rama. Nëse, siç thotë vetë naltgjatësia e tij, përgjegjësitë nuk janë kolektive, atëherë barra për kolektivin e prishur e të korruptuar i takon përgjegjësit”, u shpreh Malltezi.

Deklarata e Malltezit:

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi

Pas Alqi Bllakos, që ‘u qeras’ me “arrest shtëpie”, megjithëse numri i veprave penale të tij është i gjatë sa një listë hit parade në MTV, radhën e ka sot ‘tigri i korrupsionit’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Tre janë Kallëzimet penale ndaj tij:

Shpërdorim i Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal;
Krijimi grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 28, pika 4, dhe neni 333a dhe 334 të Kodit Penal;
Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar, dhe më pas ka firmosur, financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për inceneratorin e Tiranës.

2 nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj.

Është fakt që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën, Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Per kete ekziston vendimi i Gjykatës se Kumanoves, ku Ahmetaj u aksidentua se bashku me Mirel Mertirin.

Ahmetaj nuk e ka mohuar kurre aksidentin, por nuk ka dhene asnjehere shpjegime per marredhinien me Mertirin.

Gjithashtu Ahmetaj ka patur ortakeri me Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton ne kompanine e tij “Hermes”.

Arben Ahmetaj gjithashtu ka angazhuar fondet buxhetore duke garantuar mbeshtetje buxhetore per Inceneratorin e Tiranes, dhe duke ja kaluar te gjithe riskun shtetit, duke garantuar cdo qindarke per Koncensionarin e Tiranes.

Partia Demokratike e ka denoncuar vazhdimisht putrën e tigrit në dokumente e shtetit dhe në xhepat e shqiptarëve.

SPAK, jo nga frika prej tigrit, por prej shefit të tij, i ka shpërfillur provat duke e lënë veten të ekspozuar ndaj dyshimeve të publikut.

Vjedhja me djegësat në tre qytete kryesore të Shqipërisë vazhdon si të ishte një orë e pagabueshme zvicerane.

Pronarët janë në kërkim, por paratë i marrin.

Paratë merren, por inceneratori i Tiranës nuk ekziston, dhe i Elbasanit nuk punon.

Ku shkojnë paratë, atëherë?

Sa herë që kërkojmë emrin e atij që është në krye të punëve, na del Edi Rama. Nëse, siç thotë vetë naltgjatësia e tij, përgjegjësitë nuk janë kolektive, atëherë barra për kolektivin e prishur e të korruptuar i takon përgjegjësit.

Prapë na del emri i Edi Ramës.

Por, në radarin e SPAK, ASPAK.