Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Laprakë, Tiranë. Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin B.K ka marrë flakë në lëvizje si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht, si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.
Me datë 20.01.2021, rreth orës 17:10, në Laprakë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin B.K., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.