Përplasja me Ramën për “Lungomare 2”, Meta nga Vlora: Qeveria të financojë rrugën Peshkëpi-Selenicë

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat në Vlorë ka kërkuar nga qeveria që të financojë rrugën Peshkëpi-Selenicë. Lidhur me projektin e rrugës Orikum-Vlorë që njihet dhe si “Lungomare 2” tha se  nuk ka asnjë kundër projektit dhe akuzoi qeverinë dhe Kuvendin se nuk kanë parashikuar asnjë fond për ndërtimin e saj.

Problemin e tyre madhor për heqjen e financimit të një marrëveshje ët vendit tonë me Fondin Saudit, për lotin e 4 të rrugës së Vlorës. Që ishte në interes të Bashkisë së Selenicës. Siç e keni ndjekur dhe një debat të pakuptimitë nisur nga Vlora, nga ana e kryeministrit. Lidhur me një pretendim sikur Presidenti bllokonte një projekt infrastrukturor Vlorë-Orikum”, u shpreh Meta.

Më tej Presidenti shtoi se problemi i banorëve është më se i drejtë. “Anulimi i Peshkëpi-Selenicë. Në kundërshtim jo vetëm me premtimin, marrëveshjen e miratuar, edhe përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit e qeverisë, të kemi një heqje të fondeve jo të ndershme dhe jo transparente të këtij projekti. Kemi vënë re nga dokumentacioni, e para nuk qëndron pretendimi se i ka hequr fondet Fondi Saudit. Ato janë hequr me propozim të institucioneve shqiptare”, tha ai.

Po ashtu komentoi dhe deklaratën e deputetit të Vlorës, Vullnet Sinaj, i cili ngriti një pretendim se Presidenti ka pranuar ndryshimin e kësaj marrëveshje.

E kemi bërë të qartë, Presidenti ka studiuar relacionin e Kuvendit, dhe në relacion ishte i qartë angazhimi i qeverisë se këto fonde hiqeshin pasi do përdoreshin në projekt tjetër. Ndërsa projekti i Selenicës do financohej nga buxheti i shtetit. S’kishim arsye se parlamenti e qeveria po gënjente Presidentin”, tha kreu i shtetit.