Një peshkaqen i madh në mënyrë krejt të papritur i është afruar më shumë se duhet një barkë në ishullin Summerland Key në Florida.
Peshkaqeni i cili ështe filmuar nga peshkatarët ka gllabëruar rrjetën e peshkimit duke e tërhequr fort atë dhe duke e marrë me vete në ujë.
Peshkatarët tregojnë se në rrjetë kishin 11 kg peshk salmon të cilat i humbën në pak minuta.
Fatmirësisht peshkaqeni u mjaftua me këta peshq që mori prej rrjetës dhe u largua duke lënë të qetë peshkatarët.