Personi i cili kujdesej për blerjet e aktorit Kevin Hart dyshohet se vodhi më shumë se 1 milion dollarë prej tij, duke bërë blerje të paautorizuara me kartat e kreditit të artistit. Dylan Jason Syer doli para Gjykatës së Lartë të Queens-it këtë të mërkurë, ku u përball me disa akuza. 29-vjeçari akuzohet për pasuri të vjedhur të shkallës së parë dhe të dytë, vjedhje identiteti në shkallën e parë dhe skemë për mashtrim, sërish në shkallën e parë.
Syer nisi të punojë për Hart-in në vitin 2015, ku fillimisht iu caktua të merrej me disa artikuj specifikë, derisa më vonë, Syer-s do të mbante kartat e kreditit të aktorit, “me mirëkuptimin se ai do të bënte vetëm blerje të autorizuara”. Por sipas prokurorëve, prej një harku kohor prej 19 muajsh, Syer i lejoi vetes të shpenzonte pa kufi.
Kështu, përpos 923,000 dollarëve të marrë nga karta e kreditit, ish-punonjësi i Kevin-it akuzohet se ka shpenzuar 240 mijë dollarë për bizhuteri dhe një orë me vlerë të lartë, në një argjendari në Kaliforni.
“I pandehuri më pas shpenzoi mijëra dollarë për një pikturë të Sam Friedman-it. Po kështu bleu dy çanta Louis Vuitton Keepall Bandouliere”, u tha në seancën gjyqësore.
Fill pas arrestimit të Syer-it, efektivët kontrolluan shtëpinë e tij, ku raportohet se u gjetën para dhe mallra me vlerë rreth 250,000 dollarë.