Ndërkohë që i gjithë vendi është nën pushtimin e ujit, nuk ka munguar edhe ironia që vjen nëpërmjet memeve për mrekullitë që Rama ka bërë me investimet.
Ironia e rrjetit nuk ka kursyer as Lungomaren e cila është përmbytur plotësisht.
Në një prej këtyre memeve shfaqet i gjithë qyteti i mbushur me ujë dhe është vendosur me montazh fotografia e Ramës me partneren “duke marrë rreze”.
Një tjetër kujton çështjen e 12 miljeve me Greqinë dhe shkruan: “Edi tregohet bujar me Greqinë, i fal 12 milje det. Nëna natyrë tregohet bujare me Edin, i fal 12 milje det në mes të Vlorës”.
Ndërsa edhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë bërë reagime të ndryshme me doza ironie për situtën alarmante.
“Ka lezet Vlora, o vlla! Janë me fat. Në verë hyjnë vet në det, në dimër u hyn deti atyre”, shkruan gazetari Sebastjan Zonja.
Aktivisti Genc Sejko nuk është kursyer aspak me ironinë e tij ndërsa përmend edhe vizitën e Ramës në Greqi.