Partia Demokratike organizon sot primaret historike, të cilat do të vendosin për kandidatët që do konkurrojnë në zgjedhjet e 14 majit.
Për herë të parë, anëtarët dhe simpatizantët e PD-së vendosin vetë se cilët do jenë kandidatët për këto zgjedhje.
LEXO EDHE:
S’e lejoi Vuçiçi/ Rama fyen Xhakën e Shaqirin: Nuk i fryj zjarrit nacionalist
Kryetari demokrat, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha, votuan në selinë e PD në Tiranë.
Aty votuan edhe kandidatët e primareve për kryeqytetin.
Ndërkohë agjencia LSA sjell disa foto pikante nga kjo ditë historike.