Protesta për çmimin e naftës, policia shoqëron një person në komisariat

Një person është shoqëruar nga policia këtë mbrëmje, pasi mori pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët për ngritjen e çmimeve.

I riu u shoqërua në mjetin e policisë nga forca të shumta policore.

Protesta u organizua këtë pasdite nga qindra qytetarë para kryeministrisë, të cilët kërkuan uljen e çmimeve, veçanërisht atë të naftës që ka kapur vlerën 260 lekë për litër.

 

Protesta pati edhe në Durrës, ku qyetetarët fikën makinat duke bllokuar disa nga rrugët kryesore.