El Mundo ka publikuar shifrat e kontratës që lidh Lionel Messin me Barcelonën.
Klubi Blaugrana ka investuar gjatë viteve për të siguruar besnikërinë e numrit 10 të tij, i cili gjithashtu ka njoftuar se nuk do të vazhdojë karrierën e tij me katalanasit.
Shifra që ka lënë pa fjalë të gjithë është 555 milion euro në katër vjet, me një seri bonusesh që vështirë se mund të imagjinohen për lojtarët e tjerë.
Falë gjysmë miliardë eurosh në arkën e Pulce, jeta e tij në Katalonjë është jetë ëndërrash: një vilë, një hotel, një avion privat dhe një seri makinash luksoze që zënë garazhin e tij.
Shtëpia ku ai jeton me partneren dhe tre fëmijët e tij ka një vlerë prej 6 milion euro falë pamjes nga Detit Balearik, ku nuk mungojnë fusha e futbollit, pishina, palestra dhe sheshi i lojërave për fëmijë.
Prona ndodhet 40 km nga Barcelona dhe 100 metra nga deti.