Një raketë ruse e dyshuar e llojit “Ulamog” ka pasur në shënjestër shtëpinë e dytë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por ajo nuk ka qenë e kalibruar siç duhet dhe s’ka arritur dot të godasë objektivin.
Referuar një komenti nga vetë Zelensky, raketa “ka dalë huq”.
Zëdhënësi i presidentit, Sergii Nykyforov, ka publikuar në faqen e tij të medias sociale Facebook dy fotografi, ku duken mbetjet e raketës.
“Në oborrin e rezidencës presidenciale të pushimit në “Concha-Zaspi”, shkruan ai.
Por, nuk harron të shtojë komentin e Zelenskyt për shënjestrën e raketës.
Mediat, nga ana tjetër, më herët kanë raportuar se tre sulme ndaj presidentit ukrainas janë raportuar se nuk kanë pasur sukses.