Rama apel Vuçiç pas tensioneve në Kosovë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën në veri të Kosovës ku u shpreh se përshëndet vendimin e qeverisë së Albin Kurtit për shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të marrëveshjes së reciprocitetin.

Rama gjithashtu i bëri thirrje presidentit serb Aleksandër Vuçiç të mos nxisë grupet që ndodhen në veri.

“Spanja ka një pozicion të ndryshëm dhe të palëvizshëm me Kosovën që lidhen me vetë Spanjën që s’ka të bëjë me diskriminim për ndasinë e Shqiptarëve në Kosovë, por sidoqoftë e kemi diskutuar në kuadrin se mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm. Qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën të ushtrojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorian që buron nga pavarësia. E përshëndesim shtyrjen e zbatimit të një marrëveshjeje, që pashe se e kishte përshëndetur dhe Borrell. U kërkuar dhe nga SHBA, dhe unë i bëj thirrje Vuçiç që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie grupe të caktuar në veri të Kosovës që për arsye të tyre i kundërvihen një marrëveshje që është e vlefshme të zbatohet për t’i dhënë besueshmëri ecurisë së dialogut”, tha Rama.