Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, ka reaguar lidhur me disbursimin e 90 milionë eurove nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë, për të përballuar efektet e pandemisë.

Xhaferaj shkruan se vetëm nga BE-ja, Shqipëria ka marrë afro 600 milion euro ndihmë ekonomike deri tani, por janë shpërdoruar nga qeveria.

“Bashkimi Europian njoftoi dje disbursimin e 90 milion eurove të tjera ndihmë për të përballuar efektet e pandemisë. Kjo shumë i bashkohet 505 milion eurove të dhëna gjatë vitit të shkuar.

Në total, vetëm nga BE, Shqipëria ka marrë afro 600 milion euro ndihmë ekonomike deri më tani, por siç kam parë çdo ditë gjatë takimeve me qytetarë e biznese që prej fillimit të pandemisë, efektet e këtyre paketave financiare tek qytetarët kanë qenë të neglizhueshme, në mos jo ekzistente.

Askush nuk ka dyshime se janë shpërdoruar nga Rama dhe të tijtë në mënyrën më të paskrupullt që ka pare historia e pluralizmit shqiptar.

Europa ka treguar vazhdimisht se do t’i gjendet pranë popullit shqiptar në ditë të vështira, por mënyra se si Rama menaxhon fondet është një mesazh i qartë për ta se me këtë qeveri nuk mund të ketë kurrë integrim.

Prandaj, sot për menaxhimin e pandemisë, integrimin Europian dhe për një të ardhme me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm kemi vetëm një alternativë: Të Votuarit për Partinë Demokratike më 25 Prill”, shkruan Xhaferaj në Facebook.

By kristal