Për reperen e njohur Rina Balaj sot është një ditë e shënuar. Ajo feston sot 22 vjetorin e saj.
Në këtë ditë të shënuar nuk kanë munguar as urimet e shumta që reperja ka marrë nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj.
Pak kohë më parë, ajo bëri publike lidhjen e saj me reperin Sin Boy, i cili e suprizoi reperen në këtë ditë të veçantë.
Ai i dhuroi reperes një tufë të madhe me trëndafila, një kuti me ëmbëlsira, një çantë dhe dhurata të tjera luksoze.
Ishte vetë reperja, ajo e cila postoi një foto në Instagram teksa tregoi dhuratat që ka marrë.
Ajo gjithashtu falenderoi reperin për këto dhurata.