Rusia, 300 milionë USD për ndërhyrje në 24 shtete: Në listë, edhe Shqipëria!

300 milionë dollarë ka shpenzuar, ose më saktë, investuar qeveria ruse për të influencuar politikën e 24 shteteve. Paratë janë përdorur për parti politike e kandidatë. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, fushata për financimin e fshehtë politik në mbarë botën vazhdon që prej 2014-tës. Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”. Corriere della Sera ndërkohë zbulon këtë mesazh ua ka dërguar të hënën dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ambasadave dhe konsullatave me seli në Europë, Afrika e Azinë Jug-lindore. Nuk bëhen emra, pas të vendeve të prekura, as të partive apo figurave politike që kanë përfituar nga financimet e fshehta të Kremlinit. Megjithatë, duke cituar një burim me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, VOA pohon Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane. Edhe pse ai nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë, viti 2017, përkon me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga Partia Demokratike. Shifra e përmendur ishte 500 mijë dollarë.

Firma lobuese amerikane kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë