Thuhet se fati qëndron gjithmonë në anën e guximtarëve.

Nuk i braktis kurrë njerëzit që e kërkojnë atë duke i shpërblyer në fund.

Nuk do të qe çudi nëse miqtë tuaj fatlumë t’u përkasin këtyre shenjave të horoskopit.

Peshorja:

Peshorja njihet si shenja më optimiste e zodiakut. Nuk bën kurrë plane dhe çuditërisht gjërat i shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshiron. Është një ndër shenjat më të përkëdhelura të fatit, edhe pse nuk është kurrë në kërkim të tij. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.

Akrepi:

Njëlloj si insekti me të njëjtin emër, edhe akrepi i horoskopit duket sikur pickon fatin dhe lumturinë. Edhe pse shquheni për qasjen tuaj jo fort pozitive, në situatat më të vështira duket sikur fati troket pikërisht në derën tuaj. Kjo gjë ju ka ndihmuar t’ua hidhni paq shumë situatave pa u sforcuar. Epo kot nuk thoni, është fati s’ke ç’i bën.

Shigjetari:

Shigjetari është po aq faltume sa dy shenjat paraardhëse, në mos pak më shumë. Ia dilni të kaloni me sukses çdo sfidë, çdo situatë të vështirë pa u munduar fare. Duket sikur fati është gjithmonë në anën tuaj dhe ju mbron gjithmonë.

By kristal