Shenjat e horoskopit që ta bëjnë jetën ‘ferr’ kur jeni në një lidhje (Dhe arsyet pse)

Ata nuk e bëjnë aspak të lehtë lidhjen. Disa raste edhe nga fakti që nënvlerësojnë veten, duke menduar se nuk të meritojnë.

Binjakët

Binjakët mund të jenë sfidues në një lidhje, sepse ato mund të jenë kontradiktor, mund të kenë mungesë drejtimi dhe nuk mund të qëndrojnë të përkushtuar për një gjë (ose person) për një kohë të gjatë.

Ata mund të fillojnë të ndjehen të mbytur apo të mërzitur. Ata ndihen mirë kur marrëdhënia e tyre është stimuluese, por kur gjërat kthehen në rutinë, mund të bëhet sfiduese për ta dhe partnerin e tyre.

Ndërsa personi tjetër mund të dojë një marrëdhënie të qëndrueshme, kjo mund të mos jetë mjaft tërheqëse për Binjakët.

Shigjetari

Shigjetarët pëlqejnë të takojnë me njerëz të rinj dhe në përshtypje të parë mund të duken fantastikë, por mund të jetë sfiduese që të jenë në një marrëdhënie afatgjatë.

Ata mund të jenë disi të paqartë dhe të supozojnë se çdo problem në marrëdhënie është te partneri i tyre.

Shigjetari ndonjëherë njerëzit dhe gjërat për të mirëqena. Ata mund të jenë të padurueshëm dhe nëse diçka kërkon më shumë sesa një rregullim të shpejtë, mund të mos jenë më duke pritur.

Demi

Demi mund të jetë kokëfortë, dhe ndonjëherë ka një problem me njerëzit që nuk pajtohen me ta ose kanë besime të ndryshme nga të tyret.

Kompromisi nuk është diçka që ata bëjnë shpesh dhe që mund të jetë i dobishëm në një marrëdhënie.

Është e vështirë që ai të marrë në konsideratë dhe të dëgjojë një këndvështrim alternativ. Ky qëndrim “është si them unë ose ik” mund ta bëjë një marrëdhënie shumë të vështirë.

Ujori

Ujori mund të jetë sfidues në një marrëdhënie, sepse ata e kanë të vështirë që të bëhen të ndjeshëm ndaj emocioneve të njerëzve të tjerë.

E megjithatë, ata kërkojnë ndjeshmëri ndaj ndjenjave të tyre. Nëse partneri i tyre dëshiron të shprehë ndjenjat e tyre dhe Ujori nuk është i hapur për këtë, partneri mund të ndjehet se nuk po dëgjohet.

Nuk është se Ujorit nuk i intereson, por se shprehja e emocioneve nuk është gjithmonë një gjë që merret në konsideratë prej tyre. Ata thjesht nuk dinë se çfarë të bëjnë, dhe në vend që të ofrojnë mbështetje emocionale, distancohen.

Akrepi

Ndërsa Akrepat duan me pasion, mund të jetë e vështirë të jesh në një lidhje, sepse ndjenjat e tyre bëhen shumë intensive.

Ata mund të jenë të kujdesshëm dhe të dashur një moment, dhe pastaj bëhen xheloz dhe si të lënduar. Akrepat janë shumë më të ndjeshëm sesa duken, kjo është arsyeja pse kur ata bëjnë ndonjë reagim do të duket sikur këto ndjenja dolën nga askund.

Mund të jetë gjithashtu e vështirë të arrish të gjesh arsyen e problemit të Akrepit, sepse ata i mbajnë ndjenjat e tyre të fshehta.

Peshqit

Peshqit kanë tendencë të bëjnë viktimë kur ndihen të bllokuar. Ashtu si me Akrepin, emocionet mund të përshkallëzohen shpejt me një Peshk, dhe shpesh herë, njerëzit do të ndihen sikur duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Nëse Peshqit nuk janë në humor, ata bëhen shumë pesimistë dhe pyesin veten pse duhet të bëjnë një përpjekje kur marrëdhënia ka mbaruar. Pasi të lëndohen, edhe nëse Peshqit e kanë zmadhuar vetë situatën, është e vështirë për ta që të reagojnë në mënyrë racionale për një problem me partnerin e tyre.