“Sikur je e vetmja në botë shtatzënë”/ Einxhel Shkira i përgjigjet komentuesit: Më dhimbset jot ëmë që të ka rritur sa një gomar…

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël, ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.

Tanimë Einxhel nuk fshihet më dhe ka publikuar në rrjetet sociale disa foto me barkun e rrumbullakosur, siç ka bërë së fundmi.

Moderatorja ka publikuar në Instagram dy foto ku shihet tek pozon me një palë pantallona rozë dhe një crop-top ku shkruhet ‘Engjëll’. Krah shumë komenteve pozitive dikush i ka shkruar asaj: “Zemër me këtë shtatzëni aq të madhe e keni bërë punën, sikur je e vetmja në botë shtatzënë“. Komenti mesa duket ka marrë edhe përgjigjen e Einxhel e cila i shkruan:

“Pse a mos je gjë edhe ti përveç meje? Për veten time e vetmja jam dhe për mua shumë e madhe është se nuk lind çdo muaj. E nëse ty të duket gjë e vogël të jesh shtatzënë atëherë po më dhimbset jot ëmë që të ka mbajt 9 muaj në bark e të ka rritë sa një gomar për me i bë këto komente një vajze shtatzënë’’.

Më pas ajo e ka shpërndarë komentin edhe në Instastory ku ka shkruar: “Ndërkohë realiteti jonë maskilist që e trajton shtatzëninë sikur po ha një tas groshë a thu s’po bën një qenie tjetër. Po s’keni faj se ca gra më mirë të kishin ngrënë një tas groshë se të bënin ca si puna juaj.”