Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi sot anulimin e stërvitjeve ushtarake gjatë festave fetare dhe kombëtare të planifikuara për javën e ardhshme nga Athina dhe Ankaraja.
“Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord mbi një marrëveshje për të anuluar stërvitjet ushtarake të planifikuara për javën e ardhshme” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Lëvizjet, tha ai, zvogëlojnë rrezikun e aksidenteve dhe lehtësojnë përpjekjet për të adresuar çështjet themelore, me ndihmën e ndërmjetësimit gjerman.