Katër anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal shqiptar janë arrestuar në Londër, raporton Daily Mail.
Ata akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash.
Operacioni u krye nga Agjencia Kombëtare kundër Krimit në disa prona të ndryshme.
Ekipi i policëve gjeti 340 mijë sterlina në cash dhe kokainë të dyshuar me vlerë 400 mijë sterlina.
Sipas gazetës, Rustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtuçaj, 32 vjeç, akuzohen për pastrim parash.
Kurse Florian Mehsi, 22 vjeç dhe Azem Gashi, 26 vjeç akuzohen për trafik droge.
Policia thotë se ka siguruar prova të mjaftueshme kundër tyre.