Lajm të këqija për Chelsea dhe Thomas Tuchel, disa ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico de Madrid.
Kapiteni i “Bluve të Londrës” Thiago Silva, la i dëmtuar fushën e lojës në ndeshjen e sotme ndaj Tottenham (java e 22-të e Premier League).
Në minutën e 36’ braziliani u dëmtua në kofshën e djathtë, që e detyroi të shkonte direkt në dhomat e zhveshjes. Në vend të Silva-s u fut Andreas Christensen.