Tri vajza italiane grabisin një argjendari në Vlorë

Tri vajza italiane arritën të vidhnin në një argjendari në Vlorë një byzylyk shumë të shtrenjtë, duke shpërqendruar shitësen.

 

Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani.

Pas vjedhjes pronarët e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar 3 vajzat që flisnin italisht. Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.

Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes.