U hodh nga kati i tretë i spitalit ku po trajtohej si pasojë e Covid, vdes mjeku 41-vjeçar

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi. Një mjek i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë të spitalit.

Mediat greke shkruajnë se mjeku 41-vjeçar po kurohej për Covid në spitalin Thriasio. Sipas informacioneve, 41-vjeçari u trajtua në katin e tretë të spitalit në klinikën kirurgjikale, e cila për shkak të pandemisë është shndërruar në pavijon Covid për të infektuarit me virus.

Mjeku u shtrua në spital pasi kishte komplikacione të rënda, ndërsa sot është gjetur i vdekur.