Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit.
Tuna është zhvendosur në Amerikë, bashkë me djalin e saj Tianin.
Emisioni ‘SHOWTIME’ nga burime të afërta me artisten ka marrë vesh se këngëtarja nga Shkupi është përsëri shtatëzanë.
Nga i njëjti burim raportohet se Tuna shkoi në Amerikë pikërisht për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta bëj atje lindjen e fëmijës.
Gjinia nuk dihet akoma, megjithatë Tuna pritjen e ëmbël po e shijon në kontinentin tjetër, derisa në Kosovë vazhdon të përflitet e komentohet ndarja e saj nga Patris Berisha, që njëherit është edhe martesa e dytë e shkatërruar e këngëtares së njohur.