Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së djeshme kanë shkaktuar përmbytje në pothuajse të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit të Vlorës.

Lagjet kryesore të qytetit si “28 Nëntori”, “Skelë”, “Kali i Trojës”, “Kume”, “24 Maj” ndodhen totalisht të përmbytura nga uji.
Uji ka pushtuar gjithashtu dhe bibliotekën e qytetit, ndërkohë që dhjetra biznese rrezikohen ndjeshëm nga përmbytja e ambienteve të tyre të punës.

Rruga Transballkanike, dhe një sërë rrugësh të tjera midis lagjeve shfaqin një problematikë të vazhdueshme përmbytjesh sa herë që kemi reshje të dendura të shiut.

Punonjësit e ujsjellës-kanalizimeve kanë zbritur në terren në mënyrë që të bëjnë të mundur zhbllokimin e kanalizimeve dhe normalizimin e situatës. Në ditët në vijim parashikohet që situata të përkeqësohet pasi priten reshje masive shiut

në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

By kristal